Subscribe

Kantautori Çlirim Denaj ka treguar për fillimet e tij në muzikë dhe vështirësitë që ka hasur gjatë këtij rrugëtimi.

Në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ai ka thënë se rrogën e parë ia ka çuar babait të tij, i cili u ndje jashtëzakonisht i lumtur.

Pjesë nga biseda:

Çlirim Denaj: Pse mos të merrem me muzikë thashë. Dhe regjistrtohem te shkolla e liceut.

Pranvera Borakaj: Në vitin e?

Çlirim Denaj: Pas ushtrie, një vit mbas ushtrie. Isha martuar atëherë. Regjistrohem në lice dhe ato lëndët e përgjithshme nuk i bëja se i kisha bërë dikur. Aty në klasë, në mesimet e liceut, solferin duhet ta këndoje me zë, mirëpo kisha shok të klasës që ishin në teatrin e operas, në Ansamblin popullor, në Ansamblin e Ushtrisë dhe më thanë “ti ke zë, pse s’vjen të këndosh sepse në ansamblin e ushtrisë kanë dalë në pension dhe kanë vende të lira”. Ka qenë Kujtim Laro udhëheqës artistik dhe shkova e takova. Këndoja me kitarë, kam blerë kitarën që 14 vjeç, vajta në Durrës për ta blerë. Më dëgjoi dhe më tha që të konkurroj kur të shpallej konkursi. Vajta në konkurrim dhe fitova dhe fillova punë. Rrogën e parë që mora, 5 mijë e njëqind lekë, ja çoj babit në tavolinë.

Pranvera Borakaj: Kjo ishte pasi kishte lindur djali?

Çlirim Denaj: Po.

Pranvera Borakaj: Pra ishit në shkollë, ishit bërë baba, ishit martuar, jetonit me familjen dhe morët rrogën e parë 5 mijë e 100 lekë.

Çlirim Denaj: Po, aq ishte jyrka për herë të parë. Urdhëro i thashë babit, rroga. “Dëgjo more bir, më tha, unë kam rrogë shumë të mirë dhe nuk kam nevojë për rrogën tëndë. Ti tani je artist, mbaje rrogën, por  po të jap një porosi. Kur të ulesh me shokët në tavolinë mundohu ta qerasësh ti tavolinën.

Sepse është personalitet, mos u bëj si disa njerëz të tjerë që bëjnë sikur krruajnë xhepin dhe s’paguajnë. Paguaj, por jo të të bëjnë për budalla, ta bëjnë shpesh. Dhe mua s’ma mori rrogën babi asnjëherë.

Pranvera Borakaj: Jam shumë kurioze, babai, kur ju i çuat rrogën e parë, u ndje i lumtur që ishe i zoti veten, morët përgjegjësi për familjen, apo se vazhdove rrugën e artit që babai e kishte shumë merak t’ju orientonte drejt saj?

Çlirim Denaj: E kishte, por ja lashë përgjysmë dhe më thoshte gjithmonë dhe më thoshte “ah mor bir do ta kuptosh këtë punë kur të rritesh”. Dhe vërtet e kam kuptuar kur kam qenë ushtar, ka qenë ansambli i ushtrisë, kam qenë ushtar në Elbasan dhe shkova në Turizëm me një shokun tim dhe i shoh këta atje.e di si i quaja, si Perëndi më dukeshin. Nuk mendoja kurrë që do hyja vetë. Dhe erdhi dita që hyra vetë dhe para se të hyja më thoshte babi “mor bir dëgjo, aty hyjnë fëmijët e muzikantëve, të Çesk Zadesë, Tish Dajisë, ne s’kemi miqësi në art. Ne jemi veriu, krahu i jugut është ndryshe. Unë kisha besim që do hyja sepse kisha marrë fjalën nga Kujtim Laro. Kur hyra iu bë qejfi jashtëzakonisht shumë. /vizionplus.tv

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *