E enjte, 17 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Fifi dhe Flori nuk flasin më?!

Ilustrim · Vizion Plus

Fifi dhe Flori, bënë një zhurmë të madhe mediatike përgjatë muajit të kaluar. Videot apo fotot e tyre, krijuan “bindje” te fansat se mes dy artistëve kishte diçka më tepër sesa thjesht miqësi.

 

Që të dy, herë pas here, e kanë shprehur admirimin dhe vlerësimin artistik kundrejt njëri-tjetrit. Por, teksa të gjithë shijonim dhe prisnim muzikën e bukur që do sillte kjo miqësi, duket se çdo gjë që mund të kishte mes tyre tashmë ka marrë fund.

 

Dyshimet për një “krisje” në miqësinë e tyre, lindën pasi dy miqtë nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Deri tani, për atë çka supozohet të ketë ndodhur, ka folur vetëm Fifi, duke zbuluar shumë pak. “Besoj që është pak si shumë private si temë…por gjithsesi besoj se jemi miq me Florin dhe duhemi akoma,” ka thënë ajo teksa është pyetur rreth kësaj situate.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh