Futbolli botëror do te mësoje sot kreun e ri te saj. Ne Zyrih te Zvicrës ne nje kongres te jashtëzakonshëm pritet te zgjidhet presidenti i FIFA-s pas dorëheqjes se Sep Blater, i cili me pas u përjashtua nga kandidimi se bashku me Mishel Platini pas akuzave per korrupsion. Pese jane kandidatet per ketë post, te cilët do te votohen nga 209 anëtare me te drejte vote. Parashikimet flasin se presidenti i FIFA-s do te dale nga çifti Infantino – Al Khalifa me ketë te fundit aktualisht ne postin e presidentit te federatës aziatike. Prapa me piket duket Ali Bina l Husein, i cili vitin e kaluar sfidoi Blaterin. Xhani Infantino 45 vjeçar punon me UEFA-n qe nga viti 2000, duke arritur dhe rolin e sekretarit. Avokati me origjine kalabreze duket se ka jo vetëm votat e Europes,  por edhe ato te federatës afrikano jugore Conmebol dhe ato te Amerikës Qendrore. Njëkohësisht ka bere te ditur se ka mbështetjen edhe te shume vendeve afrikane. Kushëriri i mbretit te Bahrejnit Salman Bin Ibrahim Al Khalifa udhëheq federatën aziatike qe nga vitit 2013. Ndaj tij rendon akuza e shkeljes se te drejtave te njeriut per disa sportiste, te cilët kërkonin me shume demokraci gjate protestave te vitit 2011 ne Bahrejnin. Gjithashtu nje nga anëtaret e parlamentit britanik konservatori Damian Collins e akuzoi se kishte përvetësuar fonde nga FIFA per te financuar tentativën e pare te dështuar ne vitin 2009 per t’u zgjedhur presidenti i federatës aziatike. Djali i mbreti te Jordanisë Ali Bina l  Husein ne vitin 2015, edhe pse u mund, detyroi Sep Blater te shkonte ne balotazh. Pikat kryesore te programit te  futbolli per te rinjtë, lufte racizmit dhe transparence ne FIFA. Dy kandidatet e tjerë, por jo me peshe te forte janë Zherom Shampanje zv/sekretari i FIFA-s nga viti 2002 deri ne 2010. Dhe Tokyo Sexwale biznesmeni afrikano jugor, aktivist i te drejtave te njeriut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *