Leo Messi u shpall fitues i çmimit “FIFA The Best” për sezonin e kaluar.

 

Por menëjherë pas ndarjes së këtij çmimi mediat kanë hedhur aludime për komplot ndaj Cristiano Ronaldos, I cili vendosi të mos paraqitej në ceremoninë e FIFA-s për të dytin vit radhazi.

 

Por pas aludimeve mediatike, ka pasur reagim edhe në radhët e personave të botës së futbollit të cilët ishin pjesëmarrës në votim.

 

Kapitenit të Nikaraguas, Juan Barrera ka akuzar FIFA-n se ka manipuluar votën e tij pasi ai nuk ka votuar fare.

 

“Nuk kam votuar për “FIFA The Best 2019”, çdo informacion mbi votën time është fals. Nuk ka votuar Messin, u habita kur pashë votën time. FIFA këmbëngul se më ka dërguar një link ku duhet të votoja, në realitet ai link nuk më erdhi kurrë, si rrjedhojë as nuk votova”, u shpreh kapiteni i Nikaraguas.

 

Ndërkohë akuza ka hedhur edhe tranjeri i Sudan, Zdravko Logarusic, I cili thekson se ka votuar për Salah, Mane dhe Mbappe ndërsa në votat e publikuara nga FIFA, rezulton se ai ka përzgjdhur Messi, Van Dijk dhe Mane.

 

Por akoma më e rëndë ka qenë akuza e Federatës Egjiptiane të futbollit e cila I ka kërkuar FIFA-s të jap shpejgim në lidhje me votën për Salah, e cila është zhdukur.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *