Fifa po bën gati planin për t’i dhënë një dorë edhe futbollit botëror që do të ndikohet shumë nga emergjenca COVID-19. Referuar burimeve pranë qeverisë së futbollit botëror, mediat e mëdha sportive në botë bëjnë të ditur se po punohet intesivisht që nga Fifa të ketë një plan konkret per të mos zhytur në krizë klube në mbarë globin.

 

Bëhet fjalë për një plan të tipit “Marshall” që do të ndihmojë federatat e futbollit në mbarë botën, sidomos ato të vogla si Shqipëria, që të ndihmojnë klubet dhe lojtarët. “New York Times” para pak ditësh foli për fond qindra milionë dollar, por shifra reale në fakt mund te jetë 2.4 miliardë euro.

 

Që tani kanë nisur polemikat se çfarë do të thotë me financat dhe marketingun e klubeve,  të drejtat televizive, dhe mbi të gjitha me pagesat e lojtarëve.

 

Një problem që në fakt nuk është vetëm i botës së futbollit pasi për të zgjidhur këtë situatë të veshtirë edhe në sport, nevojitet një ndërhyrje edhe e qeverive, në mënyrë që paketat ekonomike të emergjencës të mos lenë jashtë edhe sportin.

 

Aktivitetet futbollistike ende nuk dihet nëse do të mbyllen apo jo, dhe nëse po, kur do të ndodhe kjo. Një situatë e cila është e lidhur detyrimisht me ecurinë e sëmundjes së COVID-19 në Europë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *