E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

FIFA në kaos, ndalohet në Paris zv.presidenti Ahmad

Fifa përfshihet nga një tjetër skandal. Zv.presidenti I qeverisë së futbollit botëror Ahmad Ahmad është ndaluar nga policia mëngjesin e kësaj të enjte.

59-vjeçari u ndalua nga Policia teksa ishte në dhomën e tij të hotelit në Paris, ku ishte i pranishëm për kongresin e FIFA-s.

Mediat franceze shkruajnë se zv.presidenti I FIFA po hetohet për shpërdorim detyre, mosdeklarim të taksave apo prishjen e një kontrate në mënyrë të njëanshme.

Megjithatë nga ky institucion pati një reagim zyrtar ku thuhet se Ahmad Ahmad konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajësia nga gjykata.

Vazhdo të lexosh

Reklamë