Botërori i klubeve nga viti 2021 mund te transformohet ne turneun e ëndrrave. Një formule e re e kompeticionit pritet te prezantohet se shpejti ne këshillin e FIFA per ti bere akoma me shume spektakolare sfidat, por pse jo edhe per te rritur te ardhurat deri ne 3 miliardë dollarë qe do te shpërndahen klubeve te futbollit. Ideja është organizimi i turneu me skuadrat me te forta te planetit ne nje formule çdo 4 vjet ne gjysmën e dyte te qershorit.

 

Turneu ambicioz formula e te cilit tashme është ne duart e kreut te FIFA Infantino, përfshin 24 skuadra te ndara ne 8 grupe. 8 vendet e para përplasen ne eliminim direkt duke filluar nga faza çerekfinale. 90 minuta loje dhe ne rast barazimi skuadrat i drejtohen direkt penalltive.

 

Një kompeticion i cili do te zhvillohet ne 18 dite me minimumin 2 ndeshje dhe maksimumin 5. Data e fiksuar nga 10 deri ne 28 qershor. Per momentin mungon vetëm vendi organizator, por Kina duket shume e interesuar. Nga 24 pjesëmarrësit, 12 janë europian 4 deri ne 5 amerikano jugore, 2 afrikane, po kaq aziatike dhe amerikano veriore plus nje klub i vendit mikpritës. Por si do te kualifikohen skuadrat ne ketë turne. Projekti origjinal qe do te nise ne vitin 2025 parashikon ne Europe 4 fituesit e championsit te fundit, 4 finalistet dhe skuadrat me e mire ne renditjen e UEFA.

 

Ndërsa per vitin 2021 FIFA ka parashikuar qe ne fazën finale te marrin pjese klubet qe kane fituar me shume trofe çka bene pjesëmarrjen e ekipeve me te forta dhe me me emër. Një show i garantuar per ketë arsye disa investitorë jane gati te investojnë 12 milordë dollare per 4 edicione. Te ardhura qe i gëzojnë shume klubet pasi vetëm me nje pjesëmarrje do t’u garantonte atyre nje shume prej 60 milionë dollarësh. Ndërkohe fituesi mund te vlerësohet nga 130 deri ne 150 milionë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *