Subscribe

Pas pranimit ne UEFA, Kosova tenton sot aderimin ne FIFA ne sfidën e fundit për t’u ndërkombëtarizuar plotësisht. Organizata Botërore e Futbollit organizon ne Mexico City kongresin e 66 te saj, ku do te diskutohet edhe pranimi ose jo i Federatës Kosovare. Kongresi fillon punën ne orën 16 e 30 me orën tone ndërsa çështja e Kosoves, do te diskutohet ne piken 15 te saj. Kosoves për t’u anëtarësuar ne FIFA i duhet një shumice e thjeshte ose e përkthyer ndryshe 105 vota nga 209 anëtare qe ka kjo organizate. Delegacioni i Federatës Kosovare i kryesuar nga Fadil Vokrri është shfaqur optimist se ka nje gatishmëri nga kryetar dhe përfaqësues te shume federatave se Kosova mund te behet anëtare e 210-te e FIFA-s. Pasi është fakt se ka qene vete Komiteti Drejtues i FIFA qe ka kërkuar ta fusë ne axhende kërkesën per pranimin e Kosoves. Po ashtu statuti i FIFA-s nuk kërkon qe Kosova te jete anëtare e OKB siç kërkonte ai i UEFA-s dhe qe me vështirësi u kalua javën e kaluar. Gjithsesi janë edhe dilemat e mëdha ne këtë beteje te fundit. Nga 209 vendet anëtare te FIFA-s, 111 prej tyre e kane njohur pavarësinë e Kosovës. Por sfida për 105 votat është e madhe njësoj si ne rastin e UEFA ku Kosova fitoi me vetëm 4 vota diference. Reagimi i pare kundër pranimit ka ardhur nga Ministria e Jashtme e Rusisë. Sipas zëdhënëses Maria Zakarova qëndrimi per Kosovën, nuk ka ndryshuar dhe Rusia, nuk do ta mbështesë atë. Ne rast se pranohet sot ne FIFA, atëherë Kosova do te marre pjese ne eliminatoret e kampionatit botëror qe zhvillohen ne Rusi ne vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *