E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

FIFA heton Xhakën e Shaqirin

FIFA ka hapur një hetim ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në lidhje me festimin e tyre gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi. Dy lojtarët e kombëtares helvete pasi shënuan golat, festuan duke bërë me duar simbolin e shqiponjës. Hetimi ka nisur pasi mënyra e festimit të golave nga lojtarët me origjinë shqiptare, konsiderohet si mesazh me përmbajtje politike. Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri, rrezikojë të dënohen  të paktën me gjobë. Gjithashtu një procedim është nisur edhe ndaj trajnerit të Serbisë për deklaratën e tij pas ndeshjes, ku u shpreh se penalizimi nga sistemi “var” gjatë ndeshjes me Zvicrën, ishte i njëjtë me vendimet e Gjykatës së Hagës.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë