Subscribe

Vatra e zjarrit në kodrat e Krapsit, në Fier është riaktivizuar. Në më pak se 24 orë nga shuarja e vatrës së Pishë Poro, zjarrfikësit duhet të punojnë për izolimin dhe shuarjen e një tjetër vatre. Mësohet se zjarri po aktivizohet drejt Portzezës, pranë ish-repartit ushtarak.

 

Tre automjete zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të marrë nën kontroll flakët. Prej disa ditësh Fieri po përballet me flakë masive dhe vatra të ndryshme zjarri, të cilat kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me bimësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *