E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fierakut i bllokohen 1.4 miliardë lekë pasuri

Konfiskohen tri llogari bankare të një shtetasi në Fier të cilat dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Pas një hetimi disamujor, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit Laku Levani, 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë te reja.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën djali i tij, Artan Levani është dënuar në Itali.

Vazhdo të lexosh

Reklamë