E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Fier, zbulohet laboratori i drogës

Policia e Fierit zbuloi këtë të enjte një labrador, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.

 

Magazina me një sipërfaqe prej 480 metra katror ndodhet në fshatin Mbrostar të Fierit, ndërsa toka ku po ndërtohej është në pronësi të 50-vjecarit, Vladimir Çilotaj nga Patosi.

 

Reklamë

Trafikantët e kishin përshtatur ambientin me të gjitha pajiset që nevojiten për tharjen dhe paketimin e kanabisit.

 

Gjatë kontrollit në afërsi të fshatit Seman, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorë. Ky mjet besohet se do të përdorej nga trafikant për transportimin e drogës.

 

Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe pronari i magazinës, Vladimir Çilotaj dhe pronarit të mjetit lundrues.

Më shumë video

Reklamë