Subscribe

Albert Zekaj, 32-vjeçari i cili vrau shokun e tij Kreshnik Beqiraj, duke e goditur me çekiç në kokë, dha dëshminë e tij tronditëse ne caktimin e masës së arrestit.

 

Ai u shoqërua nga forca të shumta policie për në ambientet e Gjykatës së Fierit, e cila vendosi ta lere ne burg 32 vjecarin.

 

Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh  ishte zhdukur në mënyrë të mistershme.

 

Trupi i pajetë i të riut nga Fieri u zbulua dy ditë më parë në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës me të cilin ndante qiranë mujore.

 

Ne caktimin e masës së sigurimit Zekaj tha para hetuesve se krimin e kishte kryer pikërisht për ndarjen e pagesës së shtëpisë.

 

Ai deklaroi se mbrëmjen e 26 qershorit kur ka shkuar në shtëpi ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar pije alkoolike dhe ne debat e sipër e kishte qëlluar shokun e tij me çekiç në kokë disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

 

Më pas ai vijoi dëshminë tronditëse duke thënë se e ka lënë trupin për tre ditë të fshehur në banese me qëllim që të ngrinte gjaku e të mos mbeteshin shenja.

 

Pas këtij veprimi Zekaj copëtoi kufomën dhe pasi e kishte mbështjellë me batanije pjesët i kishte futur ne valixhen qe hodhi ne fshatin Daullas.

 

Pas ngjarjes se rende, Zekaj ishte zhvendosur ne Tirane ku dhe u arrestua nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *