E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fier, punëtorët e naftës në protestë

Me këtë thirrje, por nga 33 metra lartësi, punëtorët e rafinerisë së  naftës në Fier protestuan sërish për mosmarrjen e pagave prej dy muajsh dhe mungesën e sigurimeve për 23 muaj.

 

Duke mos marrë përgjigje për kërkesat, ata zgjodhën të protestojnë, këtë herë jo në tokë, por në një nga kolonat e ajrimit te rafinerisë.

 

Reklamë

Punëtorët mes të cilëve kishte gra, insistuan që t’iu paguhen të gjitha detyrimet e prapambetura

 

Pas rreth 6 orësh qëndrimi në majë të kullës, punëtorët zbritën, pasi iu premtua se do t’u jepej një nga dy pagat e prapambetura si dhe do të zgjidhej çështja e sigurimeve.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë