Subscribe

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia e Fierit kane nisur aksionin per pastrimin e nje prej plazheve me popullore te Fierit, ate te Darezezes. Pjesë e kësaj nisme janë bërë edhe dhjetra te rinj te organizatave rinore, prefektura e Fierit, Bashkia e Fierit etj.

 

Në këtë aksion fillimisht është bërë pastrimi i pyellit me pisha përgjatë bregdetit të Darezezës dhe me pas gjithë pjesën së frekuentueshme nga pushuesit të këtij plazhi për disa ore me radhe.

 

Plazhi i Darezezës është pjesë e detit Adriatik, ai është plazhi më i madh në këtë bashki  rreth 13.4 km dhe një nga më të bukurit e saj.

 

Nisma e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit, nga plazhi i Darëzezës, sensibilizon gjithë frekuentuesit e plazheve vendase t’i ruajnë këto pasuri me vlera ekologjike, shendetësore dhe turistike. Nuk mund të këtë turizëm pa plazhe të pastra.

 

Ndërkohë pritet që në ditët në vazhdim aksioni do të jetë më intensive për pastrimin e plazheve, deri ne çeljen e sezonit te ri turistik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *