E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fier, mësim në klasën pa karrige

Ndonjëherë dëshira për të mësuar nuk mjafton. Në një kohë kur në Tiranë , kryefjalë e mësimdhënies është teknologjia, në shkollën e mesme “Perikli Ikonomi” në Fier, mungon baza elementare mësimore.

 

Për të ndjekur një orë mësimi, këta nxënës detyrohen të ulen mbi banka.

Mungesa e karrigeve i ka detyruar më shumë se 30 nxënës të kësaj, të protestojnë në zyrat e Drejtorisë Arsimore.

Reklamë

 

Kreu i drejtorisë arsimore rajonale Fier, Shkëlqim Allkaj, u premtoi nxënësve se problemi i tyre do të marrë zgjidhje shumë shpejt.

 

Vitin e kaluar nxënësit e zhvilluan procesin mësimor në disa ambiente të tjera, pasi shkolla e tyre u rikonstruktua.

Më shumë video

Reklamë