E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fier, makina shtyp kalimtarin

Një 66-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti mëngjesit e së hënës në aksin rrugor Fier-Patos. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Patosit, ndërsa viktima është Kozma Boçova nga Fieri. Sipas policisë, ky i fundit po kalonte rrugën, kur është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Tojota”. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, Bako Telhan 25 vjeç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë