E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Fier, grabitet pika e këmbimit valutor

Një pikë e këmbimit valutor në Fier ra pre e grabitjes mesditën e kësaj të premteje në qendër të qytetit rreth orës 10:55.

 

Tre grabitësit pasi u futen brenda në pikën e këmbimit u përleshen me pronarin. Njëri nga autorët qëlloi me armë zjarri duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit Gëzim Hoxha 64-vjeç dhe Agur Venozi 53-vjeç. Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Reklamë

Menjëherë pas plagosjes autorët morën çantën me para dhe u larguan me makinë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

 

Por arratia e tyre zgjati pak minuta. Fillimisht u kap Denis Fyraj nga Vlora. 31-vjeçari braktisi makinën duke u hedhur në lumë, por nuk i shpëtoi dot uniformave blu.

 

Një orë pas arrestimit të parë, policia vuri më pranga edhe dy autorët e tjerë, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali. Ndërkohë u sekuestrua edhe çanta me para.

 

Ndërkohe edhe shtëpia e një kambisti në Delvinë u grabit mbrëmjen e së enjtes. Sipas policisë hajdutë të maskuar hynë në banesën e 70-vjeçarit Muslim Osmani, të cilin e dhunuan dhe më pas i morën një shume të konsiderueshme parash.

 

Ne momentin që ndodhi grabitja 70 vjecari ishte ne shtëpi bashke me vajzën. Kjo e fundit sapo pikasi grabitësit u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar. Te dy ndodhen aktualisht jashtë rrezikut per jetën ne spitalin e Sarandës.

 

Më shumë video

Reklamë