Rreth orës 23:00 të së martës policia bregdetare në bashkëpunim me Guardia di Finanzia kanë kapur një gomone me motora të fuqishëm.

 

Sipas informacioneve gomonia është rreth 12 metra e gjatë me dy motora secila, me kapacitet 300 kuaj fuqi.

 

Nuk dihet ende nëse gomonia do të trasportonte drogë e cila mund të jetë hedhur në det deri më tani nuk ka ende konfirmim nga policia.

 

Në vendngjarje shkuan policia e antidrogës si dhe FNSH, ndërkohë që Guardia di Finanza ndodhet në brendësi të bregdetit me mjetet lundruse.

 

Gomonia tashmë është buzë detit në mbikqyrje të policisë.

 

Për shkak të errësirës policia mbreme nuk lejoi askënd të afrohet deri sa të kryejë te gjitha veprimet proceduriale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *