Një 28-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në kraharor gjatë mesnatës.

 

Ngjarja është regjistruar në Fier, ndërsa 28 vjeçari i plagosur është me inicialet J.G.

 

Sipas policisë 28 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur gjatë momentit kur është gjetur nga forcat blu.

 

Plagosja e 28 vjeçarit mendohet të ketë ardhur pas një sherri.

 

I riu ka marrë plagë në pjesën e kraharorit, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *