Fier, fermerët protestë për luleshtrydhen

Dhjetëra fermerë kultivues të luleshtrydhes në Kafaraj Bashkia Fier kanë protestuar në mesditë ,pranë serave me këtë kulturë Shkaku i protestës është bllokimi i shitjes së luleshtrydhes. Qindra kv fruta nga kjo bimë po rrezikojnë të prishen. Kjo për shkak se ky frutë është i dëmshëm për shkak të pesticideve. Fermerët kanë kërkuar ndihmën e shtetit dhe strukturave të tij. Nuk mund të ketë akuza pa analiza- kanë pohuar fermerët. Në drejtorinë e Bujqësisë Fier specialist Muhamet Baboci është shprehur se prodhimi vendas nuk mund të dëmtohet pa kryer më parë analizat. Fermerët janë të specializuar për prodhimin e luleshtrydhes. Fidanët janë të kontrolluar sepse vijnë nga shtete europiane. Baboci përmendi është shifra të eksportit të prodhimeve shqiptare drejt BE duke theksuar edhe sasinë e luleshtrydhes për të cilën nuk ka patur reklamim për cilësinë. Në zonën Kafaraj prodhimi i luleshtrydhes është kthyer në traditë disavjeçare. Rreth 2300 ton luleshtrydhe u eksportuan vitin e kaluar nga kjo zonë Ndërsa sipërfaqja e mbjellë shkon më shumë se 90 ha sera




