Subscribe

Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anë e mbanë vendit festojnë sot festën e Fitër Bajramit.

 

Muslimanët janë mbledhur në sheshe për të falur namazin e kësaj dite të shenjtë.

 

Në Vlorë, besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin para xhamisë së Plumbit.

 

Ceremonia e faljes është drejtuar nga kreu i myftinise së Vlorës, Armand Asllani, i cili ka përcjellë mesazhin për më shumë  paqe dhe respekt ndaj njëri tjetrit.

 

 

Sipas myftiut Asllani, kjo  festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerezëve .

 

Pas kryerjes së ritit të faljes së namazit të Fiter Bajramit ,besimtarët uruan njëri-tjetrin për më shumë begati në familje.

 

 

 

 

 

Edhe në Elbasan mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin “Gensher” për ceremoninë e faljes së namazit.

 

Ceremonin e faljes e drejtoi Myftiu Agim Duka.

 

Sipas Myftiu Duka , kjo festë simbolizon sakrificën ndaj Zotit, prandaj kërkohet më shumë dashuri midis njerezëve .

 

 

Pas kryerjes e ritit të faljes së namazit të Kurban Bajramit besimtarët uruan njëri – tjetrin për më shumë begati në familje.

 

Në Fier që në orët e para të mëngjesit besimtarët kanë falur Namazin ne xhaminë e qytetit të Fierit, ndërsa kreu e Myftinisë Fier Mikel Hazizolli  ka percjellë urimet për mirësi dhe harmoni.

 

Namazi u fal ne orën 06:40 minuta, ndërsa është vënë re prani e madhe e besimtarëve.

 

Mesazhet për më shumë paqe dhe respekt ndaj njeri-tjetrit ishin kryefjala e kësaj feste, ndër më të rëndësishmet në kalendarin e fesë Islame.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *