E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Fier, dy të arrestuar për drogë

Policia e Fierit sekuestroi 41 kg kanabis sativa, ndërsa arrestoi dy poseduesit e saj. Operacioni i koduar “dukas”,  çoi në prangat e policisë Spartak Kamberajn, 26 vjeç dhe Neritan Blidon, 28 vjeç, të dy nga fshati Dukas i Fierit.

 

Arrestimi i dy të rinjve u bë pas informacioneve se fshihnin në banesë lëndën narkotike. Në shtëpinë e Blidos policia gjeti dhe sekuestroi hashashin qe ishte e ndarë në 5 thasë plasmasi. Sipas policisë droga do të trafikohej drejt Greqisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë