Kronikë
Fier, digjet autobusi me pasagjerë

Autobusi i linjës Fier-Përmet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër mëngjesin e sotëm, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Sipas policisë së Fierit ngjarja ndodhi rreth orës 9. Menjëherë pas rënies se flakëve, pasagjerët kanë zbritur me shpejtësi nga autobusi dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka patur probleme shëndetësore. Zjarri ndërkohe përfshiu të gjithë mjetin, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Besohet se flaket erdhën si pasoje e defekti elektrik.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




