E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Fier, çifti mostër në Gjykatë

Të braktisur nga familjaret, kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit Selvije Yzeiraj dhe Ilmi Hoxha, çifti i akuzuar për abuzim seksual ndaj12-vjeçares. Selvije Yzeiraj ka mohuar gjithçka ne sallën e gjyqit. Por me herët gruaja gjatë marrjes në pyetje pohoi se ishte në dijeni të abuzimit, madje e kishte parë me sytë e saj. Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për të dy të akuzuarit per dhunimin e te miturës, sipas kërkesës së Prokurorisë. Ilmi Hoxhaj dhe Selvie Yzeiraj akuzohen edhe për kultivim e mbajtje lendesh narkotike. 40-vjecarja u arrestua bashkë me të dashurin në banesën e këtij të fundit në fshatin Mbyet te Fierit. Vajza 12 vjeçe denoncoi në polici abuzimin seksual nga 52 vjecari Hoxhaj, duke thëne se nena e saj kishte qene ne dijeni per gjithçka. Selvie Yzeiraj është arrestuar disa muaj më parë në qytetin e Durrësit për ushtrim prostitucioni.

Më shumë video

Reklamë