E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Video · Kronikë

Fier, atentat me tritol 38-vjeçarit

Shpërthimi i tritolit shkatërroi plotësisht një automjet por drejtuesi i saj një 38 vjeçar arriti ti shpëtonte mrekullisht atentatit.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Fier në lagjen 29 nëntori  kur Ervin Memo sapo kishte hipur në automjetin e tij tip “Benz” dhe po dilte nga parkimi.

 

Reklamë

Shpërthimi ishte aq i fortë saqë i gjithë automjeti u copëtua ndërsa 38-vjeçari arriti të dilte nga makina vetëm i plagosur.

 

Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri të mundur transportimin e tij në spitalin e Fierit ndërsa sipas mjekëve ai ka dëmtime të lehta.

 

Hetuesit thanë se lënda e llojit tritol ishte vendosur në krahun e pasagjerit pasi tentohej eliminimi i Memos i cili arriti ti shpëtonte atentatit.

 

Pista kryesorë në të cilën është përqendruar policia është ajo e konflikteve të mundshme të 38-vjeçarit ndonëse pritet marrja në pyetje e tij për të mësuar më shumë mbi shkaqet e atentatit.

 

Nga ana tjetër të afërmit e tij kanë thënë se Memo nuk ka konflikte me persona të tjerë  ndërsa në Fier për të hetuar ngjarjen shkuan dhe ekspertë nga policia e Tiranës.

Më shumë video

Reklamë