Fidel Ylli ishte i ftuar në emisionin “7 pa pesë” në Vizion Plus ku iu përgjigj pyetjeve të moderators Pranvera Borakaj në lidhje me aktualitetin politik/ Deputeti I PS tha se Shqipëria sot është pa opozitë.

 

“ Më vjen keq ta them këtë, por realiteti është i tillë. Ne sot kemi një opozitë mjerane e cila kërkon të kapet pas babales dhe Xhisieles vetëm sepse nuk ka vizion. Shqipëria ka nevojë sot që mazhoranca dhe opozita të diskutojnë dhe debatojnë për rritje te ekonomisë, investimet, taksat, infrastrukturën etj..Rama nuk është Mesia por të paktën kërkon dhe ka dëshirë ta shtyjë vendin përpara dhe kjo është për tu vlerësuar”.

 

Ylli rënditi disa nga reformat që sipas tij diferencojnë qeverinë “Rama” nga e kaluara e Berishës.

 

“ Me lejoni tiu kujtoj punët e bëra deri tani nga kjo qeveri. Është bërë reformë ne pensione, reforme në tokë, reforme ne energji në polici, në ushtri. Janë bërë reformat të jashtëzakonshme që do ti japin impakte  në vitet në vijim.Është bërë reforme ne arsim, teksa më parë paguhej deri në 5 mijë euro për të blere një diploma.Ne sot duhet të flasim sesi duhet të rriten rrogat sërish në vazhdim për arsimtaret mjeket, minatoret, naftëtaret etj, por fatkeqësisht jemi pa opozitë përballë që të na nxisë më shumë në rrugën tonë të reformave. Opozitë ne sot kemi vetveten.”

 

Pyetjes se moderatorës Pranvera Borakaj në lidhje me akuzat e opozitës për një mazhorancë arrogante, deputeti I PS për qarkun e Durrësit iu përgjigj:

 

“Se kuptoj për cfarë arrogance flet opozita në kuvend, kur ne komisione jemi ne të mazhorancës që në shumë raste nuk marim dot fjalen në komisionet që drejtohen nga PD. Opozita duhet të vi vetë fillimisht në kuvend që të këtë debat në të mirë të vendit.Më lejoni të them se Gramoz Ruci e ka futur kuvendin ne shinat e duhura pasi kemi parë në të kaluarën sesi abuzohej me të drejten për të folur kur fillonte Berisha dhe nuk dinte te ndalonte.”

 

Fidel Ylli akuzoi opozitën se ajo po bën çmos për të penguar reformen në drejtësi dhe njëkohësisht bllokimin e procesit të integrimit të vendit.

 

“Ne kemi marrë votat për të qeverisur.Por reformat e mëdha, të integrimit bëhen bashkë.Nëse deri pak kohë më parë isha I dyzuar, sot jam i bindur se opozita ka një qëllim të madh në vetvete, të shtyje procesin integrimin.Mosradhja në kuvend ka të bëjë me objektivin e tyre per mosrealizimin e reformes ne drejtësi dhe mosngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.Diskutimet dhe justifikimet për vettingun ne politike janë thjesht lojëra fjalësh. Të gjithë e dime shumë mirë që nëpërmjet SPAK dhe BKH, ne politikanet do të kalojmë në vetting. Diskutimi për nevojë për vetting ne politike është justifikim. Nëse e duan këtë gjë, atëherë të vijnë të ngrejnë institucionet e reja dhe të shohim cfarë do të ndodhe. Nga vettingu nuk do të shpëtojë askush, të jeni të sigurtë. Këtë gjë e kanë marrë në dorë ndërkombëtaret se po të ishte për ne nuk do të bëhej kurrë. Por presioni i SHBA bëri të vetën, tani e kanë lënë sërish përgjysëm angazhimin e tyre për realizimin e reformës në drejtësi dhe do ta detyrojmë sërish SHBA-në që të ndërhyje edhe një herë tjetër. Të jeni të sigurtë që reforma në drejtësi do ta shpëtojë këtë vend dhe do ti japë fund vuajtjes së shqiptarëve në gjykata.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *