Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet e ardhme,...

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye...

Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes...

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në...

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum,...

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për zgjedhjet në...

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Bota e...

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën...

Fico njofton se siguroi furnizimin e Sllovakisë me gaz në bisedimet me Putinin

8 Janar 23:23

Kryeministri Robert Fico tha të mërkurën se kishte siguruar furnizimin me gaz të Sllovakisë gjatë një takimi me Presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë muajin e kaluar, pak para se Ukraina të ndalonte kalimin e gazit nga Rusia në fillim të këtij viti.

“Më duhej të siguroja minimumin e gazit të nevojshëm për konsum të brendshëm në Sllovaki, gjë që e kemi arritur”, tha zoti Fico në një video të postuar në rrjetin Facebook. Kryeministri sllovak nuk dha më shumë detaje ndërsa zyrtarë të qeverisë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Zoti Fico e ka akuzuar Kievin se e ka dëmtuar Sllovakinë duke mos zgjatur një marrëveshje tranziti për gazin rus që skadoi në fund të vitit 2024. Ai ka kërcënuar se do të shkurtojë nivelin e energjisë elektrike që shkon drejt Ukrainës dhe se do të reduktojë ndihmën për refugjatët ukrainas.

Sipas të dhënave të operatorit sllovak të rrjetit të transmetimit të gazit “Eustream”, Sllovakia ka vazhduar të marrë gaz që vjen nëpërmjet Hungarisë, e cila furnizohet me gazin rus nëpërmjet tubacionit “Turk Stream”, që nga ndalimi i prurjeve nga Ukraina.

Zoti Fico tha se ndalimi i gazit nga Ukraina i ka kushtuar vendit të tij rreth 500 milionë euro në tarifa tranziti dhe 1 miliard euro për çmimet më të larta të gazit. Ai do të takohet me zyrtarë të Komisionit Evropian në Bruksel të enjten për të diskutuar mbi ndalimin e transitit të gazit nga Ukraina.

Kievi ka thënë se ndalimi i transitit të gazit e dëmton Moskën ekonomikisht për sa kohë që Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka akuzuar Kryeministrin Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë./VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
fico Putin Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes me SHBA-në

më shumë...

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit

më shumë...

Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi

më shumë...

Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari “luftë” me policinë greke, qëlloi mbi efektivët gjatë tentativës për t’u arratisur (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:36

Dy ushqime të përditshme që mund të...

10:12

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet...

9:57

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali...

9:48

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet...

9:42

Trump thotë se Irani po i afrohet...

9:04

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit!...

8:15

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

7:40

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron...

7:27

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për...

7:00

U përplas me efektivët grekë, arsenali që...

6:13

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë,...

6:07

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen...

5:54

Kreu i SPAK në Itali: Lufta kundër...

5:25

Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë...

5:06

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar...

4:34

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj:...

4:15

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore...

4:10

Kontroll “blic” në burgun e Peqinit, kapen...

3:48

Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë...

3:03

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi...

Më të klikuarat

  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.