E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Festonin maturën, shpejtësia hedh në kanal makinën e nxënësve

5 të rinj maturantë nga Korça të cilët ishin nisur drejt Voskopojës për të festuar përfundimin e gjimnazit u përfshinë në një aksident automobilistik mesditën e kësaj të marte.

 

Reklamë

Mjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Porta e Gurtë në aksin Korçë-Voskopojë duke përfunduar në kanal.

 

Si pasojë 2 prej të rinjve, mes të cilëve drejtuesi mjetit, kanë mbetur të plagosur.

 

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se kanë qenë 5 mjete të cilat po ecnin në autokolonë nga Korça drejt Voskopojës.

 

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara e automjetit me të cilin udhëtonin gjimnazistët.

 

Dy të rinjtë e plagosur ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e bluzave të bardha, ndërkohë që tre të rinjtë e tjerë janë shoqëruar në komisariat ku janë duke u marrë në pyetje nga uniformat blu për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë