Besimtarët bektashij festojnë sot Sulltan Novruzin, ditëlindjen e Imam Aliu në Qabe qe simbolizon ringjalljen e njerëzimit.

Nga kryegjyshata botërore e bektashinjve në Tiranë, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, dha mesazhin se edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë, besimtarët kanë qëndruar shpirtërisht pranë njëri-tjetrit.

 

HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE

Të nderuar motra dhe vëllezër, vëllezër bektashian kudo jeni në botë, paçi fat e lumturi. Sulltan Novruzi ka qenë dhe mbetet një datë unikale. T’i afrohemi mirësive dhe begative, duke bashkuar fatet tona njerëzore për fatin e kombit. Dita e sotme do të mbetet e shënuar në historinë botërore. Selia jonë e Shenjtë ju ka bërë ballë dallgëve të kohës. Kemi lënë pas krahëve një histori rrëqethëse. Me gjithë dëshirën tonë, sot nuk mund të bashkohemi, për shkak se pandemia na ka kufizuar çdo ditë e më shumë. Por kjo situatë nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve. Amin!”

 

Edhe presidenti Ilir Meta i uroi të gjithë besimtarëve festën e Sulltan Novruzit.

 

Ndërkaq shpresa e besimtarëve në këtë ditë të shenjtë shkon për shëndet për të gjithë shqiptarët.

 

22 marsi cilësohet në mbarë botën si dita e ringjalljes së madhe. Në Shqipëri Sulltan Novruzi, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *