Subscribe

Mijera besimtare bektashinj kremtojnë këtë te mërkurë festen e Sulltan Nevruzit, që njihet ndryshe si ditëlindja e Imam Aliut. Që në orët e para të mëngjesit, besimtaret i janë drejtuar Kryegjyshatës për të kryer ritet fetare.

 

Kryegjyshi Botëror, baba Edmond Brahimaj, uron besimtaret bektashinj per me shume paqe dhe harmoni ne familjet e tyre.

 

Ndërsa kryetari i parlamentit Ilir Meta, vlerësoi tolerancën fetare dhe tha se kjo dite duhet te shërbejë si reflektim per me shume qetësi dhe mirësi.

 

Por per besimtaret bektashinj, kjo dite simbolizon edhe ardhjen e pranverës.

 

Kryeministri Edi Rama këtë dite zgjodhi ta festojë ndryshe. Ai vendosi qe festen e Sulltan Nevruzit ta kalojë pranë familjareve te te ndjerit Baba Reshat Bardhi. Rama shoqërohej edhe nga ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Për bektashinjtë, Sulltan Nevruzi konsiderohet edhe fillimi i vitit, për këtë arsye festohet ne mënyrë te veçantë, me gatime karakteristike dhe vizita tek te afërmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *