E hënë, 14 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Festohet lindja e Krishtit në Tiranë

Besimtarët e krishtere festojnë ngjarjen më të rëndësishme për ta. Mijëra katolike u mblodhën ne katedralen e Shën Palit ne Tirane për te pritur lindjen e Krishtit.

 

Besimtaret ndoqën meshën e drejtuar nga Imzot Xhorxh Frendo. Ne mesazhin e tij kreu i konferencës ipeshkvnore u ndal edhe tek plaga e emigracionit duke u bere thirrje partive politike te ulen ne dialog me qellim qe te rinjtë te mos e braktisin vendin.

 

Besimtaret uruan njëri- tjetrin duke apeluar për me shume harmoni mes njerëzve.

 

Jesusi lindi për te gjithë, si e kujton edhe imzot Frendo, Zoti është me ne. Të kemi me shume besim ne prezencën e tij. Krishtlindje te gëzuara te gjithëve.

 

Ndërsa besimtarët ortodokse e kremtuan ne mëngjes lindjen e Krishtit. Ata u mblodhën në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

 

Ashtu si çdo vit mesha u drejtua nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai theksoi ne mesazhin tij nevojën për me shume dashuri mes njerëzve dhe për familjen.

 

Pas meshave besimtaret e katolike dhe ata ortodokse festojnë me familjen dhe të afërmit e tyre.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video