Subscribe

Të gjithë besimtarët e krishterë në vend kanë festuar Krishtlindjen. Kremtimet kanë nisur në katedralet dhe kishat e vendit, duke vijuar më pas në shtëpitë ku qytetarët janë përgatitur për këtë festë të madhe për ta.

 

Komuniteti katolik ka zhvilluar meshën e shenjtë mbrëmjen e 24 dhjetorit në Katedralen Shën Pali në Tiranë. Mesha u drejtua nga Imzot George Frendo, meshë e tij të fundit si Arqipeshkv. Në fjalën e tij Imzot Frendo përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve.

 

 

Kjo meshë u zhvillua brenda orës policore, duke respektuar masat anticovid të vendosura nga qeveria.

 

Ndërsa Komuniteti Ortodoks e ka kremtuar liturgjinë hyjnore paraditen e kësaj të shtunë. Mesha u zhvillua në Katedraljen Ngjallja e Krishtit e drejtuar nga

Kryepeshkopi Anastas. Besimtarët pas meshës uruan të gjithë besimtarët këtë festë të shenjtë.

 

Në mesazhin e tij, u vendos theksi se anjë person nuk duhet të ndjehet i vetmuar, por duhet forcimi i besimit në Zot.

 

Qytetarët uruan të gjithë besimatërt gëzuar Krishtlindjen dhe festat e fundvitit.

 

Kishte edhe qytetarë të besimeve të tjera të pranishëm në Kishë, kjo për të treguar edhe tolerancën fetare ne vend.

 

Krishtlindja ështën një nga festat më të mëdha të besimit të krishterë. Ajo kremtohet prej më shumë se 2 mijë vitesh, pasi përkujtin lindjen e Jezu Krishtit qe për besimtarët e krishtetë është shpëtimi i botës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *