Lindja e Jezu Krishtit është kujtuar e festuar këtë te premte në gjithë vendin nga besimtarët e krishterë.

 

Në orët e mëngjesit, u mbajt mesha ortodokse në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, tashmë I shëruar nga koronavirusi,  drejtoi ritualet për të pranishmit.

 

Kryepeshkopi i bëri apel të gjithë besimtarëve për të qenë të bashkuar dhe për të ndihmuar njëri – tjetrin në këtë kohë të vështirë pandemie që ka mbërthyer gjithë botën.

 

Në kremtimin e Lindjes së Krishtit, urimet e besimtarëve ishin për shëndet, dashuri e paqe.

 

Mesha u mbajt me një pjesëmarrje të vogël të besimtarëve, të cilët respektuan protokollet e sigurisë.

 

Ndërkaq mbrëmjen e së enjtes u zhvillua Mesha katolike e lindjes së Krishtit në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *