Subscribe

Mbare bota myslimane kremton festen e  Kurban Bajramit. Qe herët ne mëngjes, mijëra besimtare ne kryeqytet kane falur namazin. Gjate faljes se Kurban Bajramit, klerikët myslimane bene apel per me shume paqe, dashuri mes njerëzve dhe ndihme ndaj personave ne nevoje. Festa e Bajramit kulmon me kurbanin. Sipas riteve çdo familje myslimane bën kurban një kafshe si shenje treguese e dashurisë per zotin. Zanafilla e Kurban Bajramit lidhet me profetin Ibrahim, i cili u urdhërua nga Zoti ne formën e nje sprove te flijonte djalin e tij Ismailin. E ndërsa profeti po zbatonte urdhrin, atij iu dha nje dash për ta flijuar ne vend te djalit. Qe prej asaj kohe ne përkujtim te kësaj sakrifice dhe shenje treguese e dashurisë per Zotin, kush ka mundësi ne kete dite, bën kurban. Sipas riteve nje pjese e mishit te kurbanit u dhurohet te varfërve. Ne familjet myslimane Kurban Bajrami shoqërohet me gatime te veçanta dhe vizita mes te afërmeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *