Subscribe

Besimtarët myslimanë falën mëngjesin e kësaj të premtteje namazin e Kurban Bajramit. Si rrallëherë, në xhaminë e Kokonozit në Tiranë, njerëzit shfrytëzuan hapësuirat e sheshit për t’i kryer lutjet duke u përpjekur të mbanin edhe distancat.

Pas faljes, besimtarët uruan për më shumë shëndet dhe mbarësi në këtë ditë të shënuar. Në mesazhin e tij, kreu i komunitetit musliman kërkoi më shumë përkushtim ndaj familjes, sidomos në kushtet e kufizimeve të pandemisë.

Rituali i faljes për shumë besimtarë u pasua nga një tjetër moment i rëndësishëm i kësaj dite: kryerja e Kurbanit. Imami Umer Malaj tregon kupimin dhe rëndësinë e këtij momenti.

Falja e namazit të Kurban Bajramit është kryer pothuajse në të njëjtat kushte edhe në xhamitë e rretheve të tjera.

Urimet vijnë edhe nga besimtarët në Elbasan. Ashtu si falja e Fiter Bajramit, edhe namazi i  Kurban Bajramit është kryer më së shumti në ambientet e jashtme të xhamive, për të respektuar sa më shumë protokollin e sigurisë kunder pandesisë së koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *