E shtunë, 7 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Festohet dita e luleve

6 maji, dita e luleve siç njihet nga një pjesë e mirë e vendit, u festua në një formë të veçantë në Bushat te Bashkisë Vau Dejës, e cila feston edhe festen e zonës . Panairi është bërë tashmë një traditë e përvitshme e prezantimit të prodhimeve të zonës. Kryetari i Bashkise Vau Dejes Zef Hila, si i zoti i shtëpisë në këtë aktivitet masiv, ka uruar te gjithe banoret për këtë festë që këtë vit merr përmasa më të mëdha. Gjate ketij aktiviteti, Kryetari i Bashkise Vau Dejes, deklaroi se po i kushtohet vemendje sektorit te bujqesise. E pranishme në këtë takim, Kryetarja e Këshillit te Qarkut te Shkodrës, Greta Bardeli është shprehur se kjo zone, fale punës se pa lodhur, ka arritur qe te njihet ne mbare arenën kombëtarë e me gjere me produktet e tyre. Në shijimin e vlerësimin e prodhimeve të zonës së Bushatit morën pjesë edhe përfaqësues biznesi nga Mali i Zi e Kosova, duke i dhëne një game me të gjerë këtij panairi

Vazhdo të lexosh

Reklamë