E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Festohet 113 vjetori i Pavarësisë, në Vlorë zhvillohet ceremonia e ngritjes së flamurit

Ky 28 nëntor shënon 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryeqendra e festimeve edhe këtë vit u bë Vlora, qyteti ku në vitin 1912, Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë shqiptarë shpallën pavarësinë.

Reklamë

Në vijim të traditës, në qytetin bregdetar u zhvillua ceremonia e flamurit, ku morën pjesë presidenti Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ceremonia e ngritjes së flamurit nisi me himnim kombëtar, e më pas liderët iu drejtuan memorialit.

Në sheshin e Flamurit ata vendosën kurora me lule, dhe u përkulën në shenjë nderimi.

Pas përfundimit të ceremonisë drejtuesit e lartë shtetërore iu drejtuan qytetarëve, ku nuk munguan edhe takimet me ta.

Urimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë ata zgjodhën t’i përcillnin nëpërmjet rrjeteve sociale. Kreu i shtetit, Bajram Begaj uroi me anë të një foto kolazhi nga sheshi i flamurit, ndërsa kreu i qeverisë Rama përcolli mesazhin e tij me një foto të monumentit të Ismail Qemalit.

Kryetari i Parlamentit Peleshi rikujtoi momentet kyçe të shtetformimit dhe rëndësinë e dokumenteve historike si udhërrëfyes për brezat e rinj me anë të një video.

28 nëntori edhe këtë vit e gjeti politikën të ndarë, teksa opozita feston dhe kryen homazhe në orare të ndryshme.dryshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë