Subscribe

Krerët e shtetit shqiptar janë mbledhur në Vlorë për të nderuar festen e pavarësisë së Shqipërisë.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, presidenti i republikës Meta, kryetari i parlamentit Ruçi dhe kryeministri Rama vendosen kurora me lule në këtë 108 vjetor të pavarësisë

Por në këtë ditë të rëndësishme për kombin, kryeministri Edi Rama ka pasur një mesazh edhe për shqiptarët e Kosovës e veçanërisht për luftëtarët e UÇK që sot ndodhen në Hagë

“Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës dëshiroj tu uroj festën e Pavarësisë dhe ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi.”

 Në Vlorë  ishte edhe kryetarja e LSI, pasi ndryshe nga i gjithë koalicioni opozitar, LSI në 28 feston vetëm ditën e flamurit.

Atmosfera këtë vit në qytetin e flamurit ka qenë e vakët për shkak të pandemisë së koronavirusit, por duket se as në këtë situatë duket se kosovarët nuk e kanë braktisur Vlorën.

“Covidi s’mundet me na ndalue çështjet kombëtare e mbi  të gjitha ditën e flamurit se është dite e shenjtë për shqiptarinë.”

Për shkak të pandemisë në Shqipëri janë të ndaluara grumbullimet me më shumë se 10 persona e ministria e shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social edhe në këtë fundjavë feste.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *