Subscribe

“Quhem Ballkan”. Kjo është thirrja e një festivali teatral jo të zakonshëm në Tiranë. Leximet skenike bëjnë bashkë jo vetëm Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental, por edhe dramaturgjinë shqiptare dhe atë ballkanike. Aktorët më në zë në vend dhe më të mirët e masterit në Akademinë e Arteve edhe pa asnjë pagesë për performancat e tyre do të mund të takohen me regjisorë e autorë që do të mbërrijnë nga Ballkani për t’ia prezantuar veprat edhe publikut pa asnjë kosto. Për Ema Andrean, tetë shfaqje të ndryshme në harkun kohor të një jave, do të jenë një dozë e mirë për publikun, që do shijojë art bashkëkohor edhe në lulishten mes dy teatrove, gjë që vjen si risi në jetën artistike të kryeqytetit, duke nisur nga pasditja e kësaj të hëne.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *