Nga maskat shumëngjyrëshe, kostumet e shumëllojshme deri tek gazi që kanë përcjellë fëmijët e qytetit në paraden e tyre, që ka bërë dhe çeljen e edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar tw Karnavaleve.

Shkollat 9-vjeçare të Korçës janë bërë bashkë tek sheshi i Katedrales ndërkohë që paradën e kanë vijuar përgjatë pedonales deri tek sheshi pranë Kullës Panoramike.

Ambasadori i Karnavaleve të Shqipërisë në Evropë dhe drejtues i tyre, Vaskë Niço ka thënë se çelja e këtij festivali me fëmijët bëhet me qëllim që të vijojë ruajtja e traditës së vjetër të karnavaleve të Korçës tek brezat e rinj.

Por vogëlushët janë vlerësuar edhe me çmime për performancat e tyre ku ai kryesor, për grupin më të mirë karnaval, ka shkuar për shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”

Grupeve pjesëmarrëse nga shkollat e tjera u janë ndarë edhe disa çertifikata mirënjohjeje. Fëmijët e qytetit kanë vijuar festën duke kërcyer në shesh.

Festivali Ndërkombëtar i karnavaleve ndërkohë do të kulmojë pasditen e së shtunës ku do të performojnë me fabula të ndryshme 30 trupa nga vendi dhe shtete të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *