Subscribe

E njohur si një nga zonat më të pasura me plantacione të ullirit në vend, Lukova mirëpriteti ne fundjavë dhjetëra qytetare. Bashkia e Himarës dhe GIZ organizuan “Festën e ullirit në Lukovë”.

 

Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me varietetet e ndryshme si dhe të bëhen pjesë e një konkursi për vjeljen e tij.

 

Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro e cilësoi festën si një aktivitet promovues për vlera dhe potencialet e zonës jo vetem ne turizëm.

 

Ndërkohe përfaqësuesi i GIZ u shpreh se promovimi i produkteve lokale është nje kontribut i rendesishem per ekonominë.

 

Ky festival ka impakte të madh në ekonomi dhe në këtë zonë. një ndër to është të tregojë se produktet lokale mund të kontribuojnë në ekonomi. Gjithashtu kjo tregon se këto aktivitet mund të thithin sa më shumë turistë vendas dhe të huaj në këto zona.

 

Organizatoret synojnë qe ta kthejnë festivalin e ullirit në një aktivitet të përvitshëm per te tërhequr sa me shume vizitore dhe turiste në Lukovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *