Festivali i fundvitit ka qenë gjithmonë në vëmendje të kritikave dhe polemikave. Në emisionin “Vizioni I Pasdites”  në ekranin e Vizion Plus me moderatore Evi Reçin në një panel për kulturën e kritikës nuk mund të mungonte edhe një diskutim i fortë për festivalin e 58 të këngës në RTSH.

Arbeni Skënderi si muzikant dhe kompozitor u shpreh që festivali është një dramë dhe duhet të mos bëhët për dy vite nese do duam që të egzistojë akoma.

 

“ Është një festival që bëhet me fonde publike, bëhët me taksat tona, është një aktivitet që njerëzit e kanë harruar po është festivali i këngës shqipe. Nëse ka një strukturë që duhet të stimulojë këngën shqipe, është ky momenti. Ka patur shumë më tepër festivale dikur, janë rralluar janë tkurrur festivalet dhe shkollat e muzikës. Ka patur plot skena dhe momente që njerëzit mund të qaseshin në këtë gje, ka ngelur vetëm ky i shkreti. Eurovizioni e ka shkatërruar gjithë sistemin. E ka shkatërruar sistemin sepse edhe nese aty brenda ka njerëz që i dhembset kjo gjë, sistemi Eurovizion nuk ia lejon këtë gjë.  Ka prishur standartin e ccdo gjëje, pra që do të thotë që nuk është më këngë shqip sepse ne i ngatërrojmë.  Dikur merreshin këngët, vlerësoheshin dhe iu ndaheshin këngëtarëve. Tani nëse nuk ështe filani dhe fisteku që quhen këngëtar tregu, që nuk ka treg fare. Kompozitorët i luten filanit fistekut që t’ia marrin këngën që të futen brenda në festival . Kjo është një dramë, për mua në gjykimin tim kjo gjë duhet të ndalojë nja dy vite, të merren disa njerëz të menccur të këtij vendi t’i varet këmbora në qafë, këmborë me përgjegjësi reale dhe profesionale dhe ta fillojnë nga fillimi nese duan të egzistojë akoma.” – ka përfunduar Skënderi.

 

Ndërsa gazetarja Kozeta Kurti, duke qenë edhe pjesë e stafti te festivalit disa vite më parë u shpreh :

 

“E di cila është endrra e jetës sime për festivalin? Të gjithë kush bën pjesë në grupet e festivalit, ka një raport të vetin me këngëtarët. Po të jem unë në festival do më thonë ti Kozeta e ke mirë me Evin, ftoje të vijë. Festivali i endrrave të mia është që një ditë të bukur askush të mos ccohet e të vijë të ftojë askënd, të vijë kush ti dojë qejfi, këta qe kanë dalë nga talentet e reja.Të bëhët një televotim në 22:50 deri 23:15 dhe le të mos jetë festivali më i diskutuar po do jetë festivali më me pak i kundërshtuar. Unë e kam thënë kam 5 vjet dhe vazhdoj ta them nëse ka një arsye që e prishi dhe e shkatërroi festivalin e muzikës është Erovizioni. Të gjithë njerëzit kanë tendencën të kapin këtë element. Nëse do të rrisnin kompesimet financiare, nëse ty do të jepet mundësia që shteti të paguante një këngë shumë të mirë ,do e refuzoje!? Atëherë nuk e ke më këtë ankthin e Eurovizionit, si të shkoj para meje një njeri që ka më pak kontribute etj. Kur dëgjoj psh :Kështu e do Eurovizioni, i marr me radhë une, ai Portugesi cfarë muzike luante, grupi Filandez Hard Rock Haleluja cfarëa muzike luante, Ruslana çfarë muzike luante dhe kur dëgjoj këta njerëzit kopetentë që thonë kështu e do Eurovizioni më lind natyrshëm pyetja: “Si e do, na i thoni dhe ne ta dimë si e do…”, ka përfunduar Kozeta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *