Subscribe

Tirana Film Festival e nisi rrugëtimin 14 vjet më parë. As vetë Agron Domi nuk e kishte menduar se ky festival do të sillte në Tiranë premiera botërore. Domi premton se ashtu sikurse ndodhi edhe me filmin “Shok”, apo produksione të tjera të propozuara për çmimin më të madh të kinematografisë Oscar, edhe ky edicion premton shumë. Nuk do të mungojnë në këtë event edhe programet speciale dhe kinemaja e vjetër. Tirana Film Festival nis këtë vit më 3 nëntor, por aplikimet për t’u bërë pjesë e forumit të këtij eventi kanë nisur, ndaj të gjithë ata që duan të ndjekin e të takojnë regjisorët më të mirë të kinematografisë në botë, Domi thekson se tani është koha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *