E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Festivali i filmit me metrazh të shkurtër

Nis sonte në mbrëmje Festivali Ndërkombëtar i Filmit me Metrazh të Shkurtër.

 

Janë 40 filma artistikë, dokumentarë dhe filma të animuar nga 27 vende të botës që marrin pjesë në këtë event.

 

Reklamë

Organizatorët i kanë ndarë filmat në tri kategori, atë të filmit ndërkombëtar, studentor dhe kombëtar. Kjo është hera e parë që një festival i tillë organizohet në Korçë.

 

Juria përbëhet nga tre anëtarë të cilët vijnë nga Polonia, Bullgaria dhe Rumania e në fund, do të ndahen shtatë çmime.

 

Në natën e parë, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë dokumentarin “Dritë” që sjell jetën e fotografit të njohur shqiptaro-amerikan Gjon Mili.

 

Filmat do të shfaqen në Teatrin e Korçës, si dhe në Pazarin e Vjetër të qytetit.

Më shumë video

Reklamë