E premte, 18 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Festival teatror në Berat dhe Pogradec

“Një Mbi Një Dritaret” është evenimenti më I madh që po zhvillohet për herë të dytë në qytetin e Beratit. Një festival teatror që ka bërë bashkë të gjithë fëmijët e qyteteve të Shqipërisë të moshave nga 8 deri në 16 vjeç.

 

Magjike dhe me plot emocione ka qenë nata e parë e këtij festivali, siparin e të cilit e çeli trupa teatrore e Beratit,me pjesën “Pas Vdekjes”.

 

Performanca magjike e fëmijëve beratas në skenë u mirëprit nga të pranishmit dhe sidomos artdashësit  e vegjël.  Për anëtarët e jurisë, ky event ka rëndësi të veçantë pasi promovon talentet e reja.

 

Kalaja e beratit do të ndriçohet për 10 ditë me radhë ku do të mirëpres trupat teatrore të: Kukësit, Tiranës, Fierit,Vlorës, Dimalit, Shkodrës, Korçës, Elbasanit dhe Durrësit.  Në natën finale të Festivalit,do të shpërndahen edhe çmimet për fëmijët fitues.

Ndërkohë në Pogradec kanë filluar shfaqet e Festivalit mbarëkombëtar të Kukullave “Xinxifilo” në edicionin e tij të 16. Festival ky që vjen në 70-vjetorin e krijimit të Teatrit të Kukullave të qytetit liqenor.

 

Teatri i kukullave, për organizatorët, mbetet më i kërkuari nga ana e fëmijëve pavarësisht ndikimit që ka krijuar teknologjia.

 

Në këtë festival marrin pjesë trupa nga Kosova, Tirana, Vlora, Korça, Berati, Shkodra dhe Pogradeci, të cilat për 5 ditë me radhë do të shfaqin premieria të ndryshme me personazhe aq të dashura për fëmijët.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video