Me gola, spektakël dhe emocione, kështu u mbyll mbrëmja e të mërkurës me ndeshjet e para të fazës së grupeve në Champions League.

 

Vëmendjen më të madhe e mori superndeshja Liverpool- Milan që u mbyll 3-2 në favor të anglezëve. Të kuqtë e nisën mirë pasi që në minutën e 9 zhbllokuan rezultatin me Aleksandër Arnold.  Por italianët me dy kundërsulme të shpejta i prishën festën pak para se mbyllej pjesa e parë. Fillimisht me Rebic dhe më vonë me Brahim Diaz , skuadra e Piolit shkoi në dhomat e zhveshjes me fitoren 2-1.

 

Në pjesën e dytë gjithçka u kthye përmbys. Skuadra e Jurgen Klop mbeti në sulm, ndërsa barazoi gjithçka me Salah me të parin aksion. Megjithatë spektakli i anglezëve nuk mbaroi këtu, pasi Liverpool shënoi dhe të tretin me  Henderson duke mbyllur gjithçka me shifrat 3-2.

 

Në ndeshjen tjetër të grupit Atletiko Madrid bëri një hap fals ndaj Ports në shtëpi, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në shtëpi.

 

Vëmendje mori dhe përballja Inter-Real Madrid në të cilën gjithçka u vendos nga një gol i Rodrigo vetëm në minutën e fundit të ndeshjes që i dha fitoren spanjollëve. Zikaltërit zhvilluan një lojë të mirë me shumë raste e veçanërisht në pjesën e parë, por kaq nuk mjaftoi për të nisur mbarë këtë fazë.

 

Në sfidën tjetër Sherif Tiraspol i surprizoi të gjithë pasi mundi 2-0 Shaktar Donjeck.

Festivalë golash kishte në takimin Manchester City Lajpzig, i cila u mbyll me rezultatin final 6-3. Një lojë e bukur nga të dyja skuadrat me qytetarët që e panë vetën disa herë në rrezik. Në pjesën e parë Ake dhe Mahrez shënuan për anglezët. Ndërsa fraksioni i dytë nuk kishte më histori edhe pse Lajpzig i surprizoi të gjithë me Nkunku,pas kësaj,  anglezët nuk falën dhe shënuan dhe 3 gola të tjerë me Grealish , Cancelo dhe Gabriel Jesuz.

 

Në duelin tjetër Klub Bruzh Psg nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1. Edhe pse sheikët hodhën për herë të parë në fushë treshen Nejmar- Mbape-Messi , sërish loja e tyre la shumë për të dëshiruar pasi finalizimet munguan. Të vetmin gol për francezët e shënoi Herrera.

 

Edhe grupi C u mbyll me fitoren e dy favoritëve Dortmund dhe Ajaks . Gjermanët mundën 2-1 Beshiktashin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *