Subscribe

Elbasani përgatitet te prese mijëra vizitore për ditën e verës. Piktorët e këtij qytetit janë te paret qe përcjellin urimet e kësaj feste. Mbi 50 punime u vendosën në stendat e galerisë ne ekspozitën e titulluar “Dita Verës “.
Deputeti Fatmir Toçi, pjese i këtij eventi, theksoi se vëmendja e pushteti qendror dhe atij lokal, duhet të përqendrohet në Elbasan, sidomos në promovimin e artistëve të rinj. Për pedagogun e Akademisë se Arteve Gazmend Leka, hapja e galerisë, merr një specifikë të veçantë kur publikohen në Ditën e Verës. Per sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, Policia e Elbasanit ka publikuar masat dhe bllokim e akseve rrugore, gjatë festimeve të Ditës së Verës. Në ndihmë të uniformave blu do të vihen në dispozicion edhe forcat e policisë së Tiranës, ku do të angazhohen në total 306 efektivë.
Për një ditë Elbasani do të kthehet një kryeqendren e vendit, ku priten që të mbërrijnë vizitorë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Autoritetet vendore do të organizojë një sërë aktivitetesh, si karnavalet me shkollat 9-vjeçare të qytetit, kros sportiv me gjimnazistët dhe shfaqe me këngëtar e humoriste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *