E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Festimet e 14 marsit në Tiranë

Ilustrim · Vizion Plus

 

14 marsi, festa pagane e ditës se verës mbushi rruget dhe sheshet e kryeqytetit. Mijëra qytetare nga Tirana, zonat përreth, por dhe qytete te tjera ndoqën festimet e organizuara nga bashkia.

 

Festimet per ditën e verës kane nisur nga sheshi “Skenderbej” e jane shtrire përgjatë bulevardit kryesor, ne parkun Rinia dhe ne kodrat e liqenit

 

Krahas muzikës  dhe lojërave per fëmije, mbi sheshin “Skenderbej” u zhvilluan performanca ne ajer nga nje avion si dhe fluturime nga federate e aeronautikës.

 

Ne pika te veçanta te sheshit vendoseshin verore, ndërsa përgjatë bulevardit tregtohej ëmbëlsira tipike e festes pagane, ballokumja. Ne kodrat e liqenit u zhvilluan gara me varka, panaire te ndryshme ndërsa bashkia vijoi edhe sot mbjelljen e pemëve ne zona te ndryshme te Tiranës.

 

Erion Veliaj ka uruar qytetaret per ditën e verës, ndërsa u shpreh se bashkia do te vijoje zbatimin e projekteve te rëndësishme ne Tirane.

 

Prej vitesh Tirana është ne gare me Elbasanin per festimet e ditës se verës. Ndërsa per ata qe nuk patën mundësi te ishin ne nje nga këto qytete, 14 marsi ishte nje dite zyrtare pushimi.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh