E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Orgji në bodrumin e lokalit/ Diplomatë e eurodeputetë kapen mat, njëri tenton të arratiset nga dritarja

Një orgji me 25 pjesëmarrës u prish nga policia. Festa e seksit u zhvillua në bodrumin e një lokali në Rue des Pierres në Brukselin qendror, konfirmoi prokuroria belge.

 

Reklamë

Sipas mediave të huaja, të pranishmit, shumica e të cilëve burra, u gjobitën për shkelje të masave anti-COVID. Mes atyre që morën pjesë në festën e seksit kishte edhe diplomatë. Po ashtu, pjesë ishte edhe një anëtar i Parlamentit Evropian.

 

Reklamë

Policët u njoftuan nga fqinjët, të cilët u ankuan për zhurmën. Kur oficerët mberritën, József Szájer, një eurodeputet hungarez i martuar, u përpoq të arratisej përmes një dritareje. Por ai u plagos në këmbë dhe policët e kapën. Mediat thanë se ai më pas u përpoq të shmangte arrestimin duke treguar se është deputet dhe duke kërkuar imunitet nga ndjekja penale.

 

Festa e seksit u mbajt të premten. Kurse eurodeputeti Szájer shokoi kolegët duke njoftuar papritur dorëheqjen e tij të dielën. Ai kërkoi falje për pjesëmarrjen në festë, por mohoi të ketë përdorur drogë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë